LAJMI I FUNDIT:

Michael Roth: Brexit nuk ndryshon asgjë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Michael Roth: Brexit nuk ndryshon asgjë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Në pritje të konferencës së sotme të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Paris, ministri shtetëror i MPJ gjermane, Micahel Roth për Deutsche Welle, ka deklaruar që rajoni i Ballkanit Perëndimor edhe më tej ka perspektivë në BE pa marrë parasysh Brexit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Ne me të gjithë forcat tona e përkrahim atë rrugë  të  vështirë (evropiane) dhe qëndrojmë prapa deklaratave dhe premtimeve tona. Këtë gjithnjë e theksojmë qartë. Tani na pret Konferenca në Paris. Me këtë iniciativë konkrete ne edhe një herë e konfirmojmë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin tonë në atë rajon“.


Roth vlerëson se BE edhe më tej është e aftë të veprojë, pa marrë parasysh daljen e Britanisë, por thekson se tërheqësia e Bashkimit në të ardhmen do të varet nga gatishmëria e saj për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me tregjet ndërkombëtare të financave, mbrojtjen e klimës dhe çështjen  e migracioneve.

„Për politikën e zgjerimit edhe më tej vlen që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë konkrete për anëtarësi në Bashkimin Evropian“, thotë Roth.

U mbetet vendeve nga rajoni ti përmbushin kushtet për anëtarësi, e në radhë të parë këto janë shteti i së drejtës dhe demokracia.

„Ne presim shumë nga ato vende, para së gjithash në sferën e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë“, ka thënë Roth për DW./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori