Kushdo që mendon se tapetet e kuq janë bërë të mërzitshëm, duket se nuk ka ndjekur ceremoninë e këtij viti të Emmy Awards. Sa herë që në skenë shfaqen yjet e RuPaul’s Drag Race, argëtimi është i garantuar.

Të dielën mbrëma, rrjetet sociale shpërthyen me reagime sapo nisën të qarkullojnë fotografi nga tapeti i kuq ku dukej sikur kishte “ringjallje” të Michael Jackson-it.


Natyrisht, nuk bëhej fjalë për Mbretin e Popit, por për Kori King, konkurrente e njohur e sezonit të 17-të të RuPaul’s Drag Race. Ajo mahniti me kostumin e saj të frymëzuar nga Jackson, duke nderuar legjendën e muzikës dhe njëkohësisht duke përfaqësuar serinë e saj, e cila ishte e nominuar për çmimin “show garues i jashtëzakonshëm”.


Reagimet online nuk munguan: shumica ishin plot humor dhe entuziazëm. “Kori King është personi më i qeshur në botë”, shkroi një përdorues në X, ndërsa një tjetër shtoi: “Kori King është gjeni. Një talent i papërsëritshëm”.

Por Kori nuk ishte e vetmja që tërhoqi vëmendje. Shoqja e saj nga spektakli, Joella, u shfaq e veshur si personazhi i famshëm Labubu, duke e kthyer dyshen në qendrën e vëmendjes dhe duke lënë në hije shumë aktore të tjera me fustane klasike mbrëmjeje.


Ky stil i guximshëm tashmë është shndërruar në traditë për konkurrentet e Drag Race. Publiku ende mban mend Princess Poppy, e cila vitin e kaluar në Emmy u paraqit e veshur si një “goblin” i gjelbër. Me sa duket, kjo trashëgimi po vazhdon me plot energji dhe fantazi. /Telegrafi/