“Do të veprojmë si një grup deputetësh, ekzistimi i më shumë grupeve të deputetëve nuk ka dhënë atë që kemi pritur. Kemi hasur në mosrespektim të rregullores dhe mosdhënie mundësi që të tregohet ajo që duhet”, sot në konferencë për shtyp koordinatori i ri i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Ai shtoi se më herët është planifikuar që të bëhet rigrupimi i nëntë grupeve në një, ndërsa zyrtarisht nesër do ta njoftojnë kryetarin e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbetemi në qëndrimin se duhet të veprojmë[ në Kuvend sikur deri tani, kundër politikës dëmtuese të LSDM-së”, tha Micevski, në pyetjen nëse do të shkojë në koordinim tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Për ligjin për amnisti, ai tha se pret që të pranohet nga shumica parlamentare.

Micevski nuk u përgjigj nëse do të bashkëpunojë me grupin e ri të deputetëve, të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM.

Përndryshe, Micevski sot ka marrë funksionin nga Dragan Danev, i cili tha se ka dhënë dorëheqje nga posti i koordinatorit për arsye personale./Telegrafi/