LAJMI I FUNDIT:

MI5 “demaskon” një agjente të dyshuar kineze, të infiltruar në parlamentin britanik

MI5 “demaskon” një agjente të dyshuar kineze, të infiltruar në parlamentin britanik

Shërbimi i Sigurisë i Mbretërisë së Bashkuar MI5 ka lëshuar një paralajmërim të rrallë se një agjente e dyshuar kineze është infiltruar në Parlament për të ndërhyrë në politikën e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një alarm nga shërbimi i sigurisë tha se Christine Ching Kui Lee “krijoi lidhje” për Partinë Komuniste Kineze (CCP) me deputetë aktualë dhe aspirantë.


Më pas ajo u dha donacione politikanëve, me financime që vinin nga shtetas të huaj në Kinë dhe Hong Kong.

Kjo vjen pas një hetimi “të rëndësishëm dhe afatgjatë” nga MI5, thanë burimet e Whitehall për BBC.

Një nga deputetët e financuar nga zonja Lee ishte Barry Gardiner nga laburistët, i cili mori mbi 420,000 funte prej saj në pesë vjet – por ai tha se gjithmonë i kishte vënë në dijeni shërbimet e sigurisë për donacionet.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Sir Ed Davey, gjithashtu mori një donacion prej 5,000 funte kur ai ishte sekretar i energjisë – por ai tha se paratë u pranuan nga shoqata e tij lokale dhe ishte “hera e parë që i ishte dhënë shkak për t’u shqetësuar”.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ishte “thellësisht shqetësuese” që dikush “i cili është përfshirë me vetëdije në aktivitete të ndërhyrjes politike në emër të Partisë Komuniste Kineze ka vënë në shënjestër parlamentarët”.

Por ajo tha se Mbretëria e Bashkuar ka masa “për të identifikuar ndërhyrjen e huaj”.

Shërbimi i sigurisë tha se kushdo i kontaktuar nga zonja Lee duhet të jetë “i ndërgjegjshëm për përkatësinë e saj” dhe “përgjegjësinë e saj për të çuar përpara axhendën e CCP”.

Lëshimi i një alarmi për një individ është një veprim i pazakontë për MI5, vlerëson BBC, duke shtuar se kjo sinjalizon se hetimi i tyre i gjatë i kishte shtyrë ata të shqetësoheshin mjaftueshëm, saqë mendonin se duhej të vepronin tani.

Mediumi britanik thekson se kemi dëgjuar për shqetësimet mbi ndikimin rus në të kaluarën, por Kina, thonë zyrtarët e inteligjencës britanike, tani është bërë prioriteti i tyre kryesor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori