MF: Sot është afati i fundit për blerjen e fletobligacioneve të qytetarëve nga emetimi i dytë
Sot është afati i fundit ku qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve nga emetimi i dytë, për të cilin nesër do të mbahet ankandi. Kërkesa për pjesëmarrje në ankand dhe pagesa e mjeteve për të cilat qytetarët dëshirojnë të blejnë fletobligacione të qytetarëve mund të bëhet në të gjitha bankat afariste në vend.
Ministria e Financave publikoi më 18 tetor prospektin për emetimin e dytë fletobligacioneve të qytetarëve në vlerë prej 10 milionë eurove. Qytetarët sot kanë mundësi të paguajnë mjete për regjistrimin e fletobligacioneve të qytetarëve, ndërsa nesër do të mbahet ankandi, pas së cilit do të fillojë procesi i regjistrimit të fletobligacioneve të qytetarëve në emër të qytetarëve në Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë.
Qytetarët që do të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve si investim të vetin, do të përfitojnë interes ose kontribut prej 5% në nivel vjetor, përkatësisht për dy vite gjithsej 10% të vlerës së investuar. Pagesa e kuponit të parë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2024, ndërsa kuponi i dytë, përkatësisht interesi për vitin e dytë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2025, njëkohësisht me pagesën e mjeteve të investuara. Qytetarët mund të investojnë minimalisht 10.000 denarë, duke blerë një fletobligacion të qytetarëve.
Fletobligacioni i qytetarëve është instrument i ri në tregun e brendshëm financiar, i cili emetohet nga shteti. Investimi në fletobligacionin e qytetarëve është pa risk, i sigurt dhe sjell rendimet atraktiv për qytetarët, duke mbrojtur kështu vlerën e parave të tyre.
Fletobligacioni i qytetarëve është hedhur në treg në korrik të këtij viti kur u publikua emetimi i parë, në të cilën qytetarët treguan interes 2.5 herë më shumë sesa vlera që u publikua në prospekt. Fletobligacioni i qytetarëve si instrument financiar do të jetë vazhdimisht i pranishëm në treg.
Përveç fletobligacionit të qytetarëve, si instrument i ri, Ministria e Financave ka lansuar edhe fletobligacionin e gjelbër, ndërsa do të pasojnë edhe fletobligacionet e zhvillimit dhe projektuese. Qëllimi i këtyre fletobligacioneve është mobilizimi i kapitalit privat në funksion të zhvillimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, e kthen Enver Sekiraqën në paraburgim
Në Shkup nesër do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë