LAJMI I FUNDIT:

MF reagon ndaj deklaratës së Naumovit

MF reagon ndaj deklaratës së Naumovit

Komunikata e Zëvendësministrit plotësues, Kire Naumov, është manipulim, nesër nuk do të ketë borxh të ri me letra me vlerë, por regjistrim të mjeteve financiare. Ai është i njoftuar me këtë dhe çdo qytetar që do të hapë web-faqen e Ministrisë së Financave mund ta verifikojë këtë të dhënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Publikohen të dhënat e borxheve të Maqedonisë, ja shifrat
Lexo po ashtu Publikohen të dhënat e borxheve të Maqedonisë, ja shifrat

Manipulim është edhe teza të cilën dëshiron ta plasojë Naumov në opinion se Maqedonia është vend i mbidetyruar. Përgënjeshtrim për këtë merr nga burimi më relevant, statistika e Eurostat-it, e cila e rendi Maqedoninë mes vendeve me borxh më të ulët në Evropë dhe rajon, kështu u deklaruan nga MF pas publikimit të të dhënave zyrtare për borxhin publik. /Telegrafi/