LAJMI I FUNDIT:

MF-Maqedoni: Marrëveshja e përgjithshme kolektive është në proces të negociatave, e cila do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave

MF-Maqedoni: Marrëveshja e përgjithshme kolektive është në proces të negociatave, e cila do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave

Qeveria është e përkushtuar në rritjen e të gjitha pagave në vend, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Mbështetje për këtë është rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik dhe privat, pavarësisht disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike globale në tri vitet e fundit, kumtoi Ministria e Financave.

“Sa i përket kërkesës së një pjese të të punësuarve tatimorë për rritjen e pagave, theksojmë se Qeveria angazhohet për sistemin e rritjes së pagave në tërë sektorin publik. Përmes Këshillit Ekonomik dhe Social, së bashku me partnerët socialë, tashmë po punojmë mbi përcaktimin e sistemit të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.


Në përgatitje është Ligji i ri i Pagave për të Punësuarit në Sektorin Publik, si dhe Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik, që në të ardhmen do të mundësojë rritjen e pagave në mënyrë të vazhdueshme. Në kushte kur pritet të vendoset një zgjidhje e këtillë sistematike, për të cilën tashmë bisedohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, çdo zgjidhje e veçantë, përpara finalizimit të këtyre dy akteve, do të nënkuptojë devijim ndaj vendosjes së sistemit të këtillë dhe arritjes së pikësynimit final”, thuhet në kumtesën e MF-së.

Pikësynimi i Qeverisë është të vendoset zgjidhje e njësuar sistematike, që në periudhë afatgjate, në aspektin fikal do të jetë e qëndrueshme dhe do të valorizojë në mënyrë përkatëse punën e të punësuarve. Presim të vazhdojnë negociatat me KES-në dhe së bashku të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori