LAJMI I FUNDIT:

Mezi prisni që të përfundojë vera? Mbase vuani nga ky lloj depresioni, por as që e dini

Mezi prisni që të përfundojë vera? Mbase vuani nga ky lloj depresioni, por as që e dini

Nëse vazhdimisht ndiheni keq gjatë muajve të verës, mbase fjala është për këtë problem mjekësor

Asnjë stinë e vetme vitit nuk sjell aq shumë eufori sa vera. Të gjithë mezi persin ditët e pabrenga, plazhin, detin dhe diellin, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, a bëni pjesë ju ndër ata persona të cilët vërtet mezi presin të mbarojë vera dhe ditët të bëhen më të ftohta?

Mos u brengosni – vera nuk do të thotë argëtim dhe diell për të gjithë. Disa persona mund të “sëmuren” me ardhjen e verës, ndërkaq kjo gjendje mjekësore quhet çrregullim afektiv i sezonit apo SAD (seasonal affective disorder).

Përse vjen deri te SAD-i? Shumica e rasteve është e lidhur me dimrin kur ditët janë më të shkurtra, netët më të gjata, ndërkaq për shkak të të ftohtit dalim më pak nga shtëpia.

Mund të shfaqen letargjia dhe pikëllimi dhe nevoja për nxehtësi dhe diell. Nuk është krejtësisht e qartë përse ndodh kështu, mirëpo gjoja se bioritmi ynë çrregullohet për shkak të zvogëlimit të sasisë së dritës së diellit.

Mirëpo, mund të ndodhë edhe që SAD-in ta keni për shkak të muajve të verës.

Drita e diellit është kyç në këtë çrregullim edhe ekspertët konsiderojnë që mund të shfaqet për shkak të dritës së tepërt gjatë kohës së verës. Ajo sasi tepër e madhe mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës.

Fjala është për hormonin i cili rregullon ciklin tonë të zgjimit dhe gjumit. Ditët më të gjata do të thotë më pak orë për prodhim të atij hormoni.

Drita mund të çrregullojë ritmin kardiak, ndërkaq vapa e verës për shumicën nxit vështirësi, irratibilitet dhe hidhërim.

Mirëpo, ai hidhërim nuk mund të injorohet lehtë. Personat fillojnë të reagojnë shumë vrullshëm ndaj çdo gjëje gjatë kohës së valës së nxehtësisë, prandaj shfaqin hidhërim.

Në rrezik të veçantë janë: femrat, sepse janë të prira ndaj simptomave më të fuqishme. Personat të cilët kanë në familje rastin SAD. Personat të cilët jetojnë afër Ekuadorit. Personat të cilët vuajnë nga çrregullimi bipolar.

Muajt e verës, të cilët tani janë afër fundit, mund t’i kaloni më lehtë në këto mënyra:

• Qëndroni në dhoma të errëta kur ndieni simptoma të shtuara
• Përdorni me mençuri klimën
• Kërkoni ndihmë profesionale
• Rregullisht relaksohuni dhe praktikoni metodat të cilat zbusin mërzinë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori