Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti informon se seancën e djeshme të Kuvendit republikan ka votuar i përmbajtur për Ligjin për shpërndarjen e administratorëve të programit K-5 për shkak të dyshimeve të argumentuara rreth disa pikave të Ligjit.

Ai në profilin e tij në Faceboo shkruan se të gjitha rezervimet shkojnë në drejtim të mbrojtjes së 1.300 djemve dhe vajzave shqiptare të cilët përmes këtij ligji, kam frikë se do ti “përzejnë” nga puna.

“Modeli “merr ose lëre” len hapësirë që këtyre personave t’u ofrohet vend pune jo-adekuat me shkollimin ose ambiciet e tyre për zhvillim, ose që nuk janë në përputhje me planet e para kur ata persona janë punësuar.

Duhet të kemi parasysh se këto 1300 persona nuk janë parazitë siç ka tendenca ti prezantojnë, përkundrazi këto persona janë të dëmtuar realisht. Atyre nuk u është dhënë shansi real të punojnë dhe dëshmohen.

Mes tyre ka të rinj që kanë studiuar, mbaruar fakultet dhe kanë pas ambicie të përparojnë në karrierë, por ata kanë stagnuar në një vend. Nëse ata do të kishin punuar, me përvojën e tyre sot do të ishin në vende udhëheqëse të institucioneve.

Paramendoni tani, pas 10 viteve “përvojë” ju ti ofroni ndonjërit punë si referent në klinikë, kurse ai ka diplomuar si jurist dhe ka nënshkruar marrëveshje që të punësohet në Drejtorinë e të hyrave publike. Një pjese të madhe të këtyre, endu nuk u është pranuar fakulteti në vendin e punës.
Ajo që i mungon këtij ligji është transparenca për vendet e punës ku do të transferohen. Kjo analizë me siguri ekziston, por nuk po prezantohet.

Pse pas 10 viteve mos të kenë edhe ata shansin të dëshmojnë kapacitetet e tyre nepër institucione që tradicionalisht janë të mbyllura për shqiptarët dhe përfaqësimi është më i ulët. Të themi Regjistri Qendror, inspektorate të ndryshme apo Ministri, shkruan Mexhiti në Facebook..

Ai shton se ky ligj nuk e zgjedh problemin. Ky ligj vetëm e transferon problemin nga Ministria për sistem politik tek Ministria për Shoqëri informatike, sepse, sipas ligjit, personat që nuk do marrin vend pune, vetëm me automatizëm hyjnë në një “Liste transfertash” dhe nga këtu nuk është e qartë çka do të ndodh me ata, që është përsëri një mashtrim i punëtorëve dhe opinionit”, /Telegrafi/