LAJMI I FUNDIT:

Metodë efikase, ukrainasit me dron rrëzojnë fluturaket pa pilot të ushtrisë ruse

Metodë efikase, ukrainasit me dron rrëzojnë fluturaket pa pilot të ushtrisë ruse

Ushtarët ukrainas kanë rikujtuar momentet kur me dron kanë arritur të rrëzojnë dronët e armikut.

Madje sipas ushtarit Danylo, ai tregoi momentin kur kishte vërejtur një dron të ushtrisë ruse dhe kishte marrë urdhra për ta rrëzuar, transmeton Telegrafi.


“Ngritëm në qiell dronin tonë në drejtim të tyre dhe befasisht filloi të na vërsulet, aty filloi përplasja”, shtoi ukrainasi Danylo.

Prigozhin: Nëse Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, e gjithë linja e frontit rus do të bie
Lexo po ashtu Prigozhin: Nëse Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, e gjithë linja e frontit rus do të bie

Madje kjo metodë sipas Kievit është dëshmuar si tejet efikase, dhe në shumë raste duke përdorur dronët kanë arritur të njëjtin lloj të fluturakes të rrëzojnë por që i përdornin rusët.

E operatorët e dronëve në ushtrinë ukrainase po konsiderohen si ndoshta njerëzit më me vlerë në këtë luftë, të cilën e filloi Vladimir Putini një vit më parë. /Telegrafi/