LAJMI I FUNDIT:

Meta ua ndalon përdoruesit nga BE-ja që të qasen në Threads nëpërmjet VPN-së

Meta ua ndalon përdoruesit nga BE-ja që të qasen në Threads nëpërmjet VPN-së

Meta ka konfirmuar se po i bllokon përdoruesit nga Bashkimi Evropian të qasen në rrjetin e ri social nëpërmjet një VPN. Këshilltari Matt Navara shpjegon se nëse kjo ndodh, përmbajtja, njoftimet dhe profilet nuk do të shfaqen në mënyrë të përsosur.

Disa përdorues thonë se ata mund ta përdorin e Threads pa VPN në rast se ata e kanë përdorur këtë metodë në hapjen e llogarisë, por se nuk mund të mbështeteni në këto raportime për shkak se aplikacioni përsëri mund të ketë pengesa.


Në një deklaratë, Meta thotë se po ndërmerr “masa të mëtutjeshme” për të ndaluar qasjen në Threads tek banoret e shteteve evropiane tek të cilat aplikacioni nuk është në dispozicion. Kompania megjithatë thotë se Evropa mbetet një “treg shumë i rëndësishëm” dhe se shpreson të zgjerojë atë në të ardhmen dhe ta vë në dispozicion edhe në më shumë vende, shkruan engadget, transmeton Telegrafi.

Threads theu edhe rekordin e ChatGPT-s
Lexo po ashtu Threads theu edhe rekordin e ChatGPT-s

Threads është në dispozicion për përdoruesit në mbi 100 vende, duke përfshirë SHBA dhe MB, por jo në BE. Unioni e konsideron Meta-n një “mbrojtës” të teknologjisë në rajon dhe kompania thuhet se dëshiron të jetë e sigurt se qasja e shkëmbimit të të dhënave të Threads është në përputhje me Aktin e ardhshëm të Tregjeve Digjitale.

Threads është ndërtuar në strukturën e Instagram dhe mund të importojë të dhëna nga ajo platformë. BE vendosi gjithashtu që Meta duhet të marrë leje për të shfaqur reklama të personalizuara, duke shtuar potencialisht më shumë komplikime.

Në fakt, ka presion që Meta të zgjerohet. Threads mblodhi 100 milionë përdorues në më pak se një javë dhe tashmë konsiderohet kërcënimi më i madh i Twitter. Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg vëren se rritja deri më tani ka qenë kryesisht “organike”, pa reklama ose taktika të tjera të njohura promovuese.

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacionit të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport/Telegrafi/