LAJMI I FUNDIT:

Meta publikon videon se si Dvorani u përdor për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Meta publikon videon se si Dvorani u përdor për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video ku tregon se si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sot Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.


Meta pyetet në Prokurorinë e Tiranës për Dvoranin: Rasti është tmerrësisht flagrant
Lexo po ashtu Meta pyetet në Prokurorinë e Tiranës për Dvoranin: Rasti është tmerrësisht flagrant

“Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj ai është kallëzuar në Prokurori nga Presidenti i Republikës për dy vepra penale: përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore dhe shpërdorimit të detyrës. Në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese, Kuvendi një partiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij”, thuhet në fund të videos. /Telegrafi/