LAJMI I FUNDIT:

Meta nën hetim, Prokuroria e Posaçme kërkon formularin e vetëdeklarimit

Meta nën hetim, Prokuroria e Posaçme kërkon formularin e vetëdeklarimit

Prokuroria e Posaçme në Shqipërisë, SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

Përmes një njoftimi për mediat, SPAK sqaron se kërkesa e drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) për një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Metën është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri.


“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që spak i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit
Lexo po ashtu Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit

Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

“Kam kallëzuar në SPAK Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Vangjel Tavon, dhe administratorin e Dorelita Invest që është një kompani që operon në Qipro dhe është lavatriçja kryesore e pastrimit të parave të LSI-së. Në këtë dosje ka fakte dhe pretendime, që thuhet janë paguar qindra mijëra euro për ngritjen e figurës së Ilir Metës. Sot që flasim gazetat austriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro që janë derdhur në shërbim të LSI-së. Këta persona akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Meta, Kryemadhi e të tjerë do të përballen me fakte konkrete, paratë e fituara nga korrupsioni qeverisjes së LSI-së. Institucionet shtetërore flenë gjumë përpara fakteve që bërtasin me të madhe. Paratë janë derdhur nëpërmjet bankave, por janë përdorur kompanitë offshore në Qipro, pasi lehtësisht e kanë me ligj që mund të mos i deklarojnë paratë”, tha ish-deputeti në qershor pasi depozitoi padinë në SPAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori