LAJMI I FUNDIT:

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të UÇK-së

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kujton 22 vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

Meta thotë se Dita e Çlirimit të Kosovës për të cilën çdo qytetar i saj sakrifikoi, kujton se sa e shtrenjtë është lira dhe pavarësia.


“Dita e Çlirimit të Kosovës, për të cilën çdo qytetar i saj kontribuoi dhe sakrifikoi, na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia. Falënderim dhe mirënjohje përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve demokratike mike, që kurorëzuan këtë aspiratë shekullore dhe kontribuojnë sot për të ndihmuar zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Meta.

Meta është shprehur edhe se sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai thekson edhe se Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe të bëhet anëtare e NATO-së. Megjithëkëtë ai shton se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

“Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar. Kosova, faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon, meriton të jetë anëtare e NATO dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë. Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të saj, avancimit të procesit të integrimit euroatlantik dhe në të gjitha sfidat e ardhshme. Për të risjellë sot emocionet e veçanta të 12 qershorit 1999, po ndaj me ju raportimin e gazetarit të njohur, Asllan Bajrami, në këtë ditë të shënuar për kombin tonë. Gëzuar Ditën e Paqes Kosovë e dashur”, ka shkruar Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori