LAJMI I FUNDIT:

Meta gjobitet me 265 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave

Meta gjobitet me 265 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave

Meta, kompania që zotëron Facebook-un, Instagramin dhe WhatsAppin është gjobitur me 265 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC).

Gjoba është për një shkelje të të dhënave që pa të dhëna personale të qindra miliona përdoruesve të Facebook të publikoheshin në internet.


Numrat e telefonit dhe adresat e emalit të deri në 533 milionë përdorues u shfaqën në një forum hakerimi në internet, transmeton Telegrafi.

DPC nisi një hetim në prill 2021.

Facebook tha në atë kohë se informacioni, disa prej të cilave tashmë ishin shfaqur në internet disa vite më parë, ishte i ‘vjedhur’ (scraped), por jo i hakuar, nga aktorë keqdashës përmes një cenueshmërie në mjetet e tij përpara shtatorit 2019.

“Scraping” përdor softuer të automatizuar për të hequr informacionin publik nga interneti që më pas mund të përfundojë duke u shpërndarë në forume në internet.

Megjithatë, DPC konstatoi se Meta kishte shkelur nenin 25 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

“Për shkak se ky grup i të dhënave ishte kaq i madh, sepse kishte pasur raste të mëparshme të ‘vjedhjeve’ në platformë, ku çështjet mund të ishin identifikuar në një mënyrë më të përshtatshme, ne përfundimisht vendosëm një sanksion të rëndësishëm”, tha Komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Helen Dixon. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Kalo në kategori