LAJMI I FUNDIT:

Meta dekreton anëtaren e re të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, SHBA dhe BE përshëndesin vendimin

Meta dekreton anëtaren e re të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, SHBA dhe BE përshëndesin vendimin

Ambasadorja Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca përshëndetën sot dekretimin nga presidenti Ilir Meta të gjyqtares Arbena Ahmeti në Gjykatën e Lartë.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim ka mirëpritur bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve për të vënë në zbatim reformën në drejtësi, përfshi edhe emërimin nga Presidenca të gjyqtarit të dhjetë në Gjykatën e Lartë.


“Rritja e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë e lejon që të emërojë edhe një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar Kim.

Në anën tjetër, vendimi u mirëprit edhe nga ambasadori i BE-së Soreca.

“Gjykata e Lartë tashmë ka arritur kuorumin që të caktojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkroi Soreca në Twitter.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Arbena Ahmetit, e përzgjedhur për t’u emëruar në këtë gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.

“Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori