0Shares

Një mësuese në SHBA është filmuar duke i prerë flokët një nxënësit derisa këndonte himnin kombëtar, dhe më pas kërkoi një “viktimë” tjetër.

Margaret Gicinger, 52-vjeçe, mësuese në Kaliforni është arrestuar pasi nxënësit e kishin raportuar në drejtori për shkak të keqtrajtimit në orë të mësimit, transmeton Telegrafi.

Për arsye të panjohura kishte ftuar një nxënës në prezencë të tjerëve që të ulet në një karrige, dhe duke kënduar himnin kombëtar filloi t’ia presë flokët.

Por, me të kuptuar se çfarë po bënte nxënësi u ngritën me shpejtësi nga karrigia, kurse mësuesja e urdhëroi që sërish të ulet – dhe natyrisht se mbeti pa gjysmën e flokëve.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo kërkoi një “viktimë” tjetër, dhe kur askush nuk doli vullnetar ajo e sulmoi me gërshërë një nxënëse me flokë të gjata.

Të kapluar nga frika nxënësit filluan të ikin me vrap nga klasa, kurse gjithë ngjarjen kanë arritur ta filmojnë me telefon. Incidenti menjëherë është raportuar tek drejtori i cili i telefonoi policisë, kurse mësuesja është arrestuar dhe i është shqiptuar një gjobë prej 100 mijë dollarëve.

Nxënësit pretendojnë se një sjellje e tillë ishte e papritur pasi mësuesen e konsideronin si shumë të afërt, dhe për këtë arsye nuk po e dinë së çfarë e shtyri që ndërmarrë një veprim të tillë. Gicinger ishte suspenduar edhe në vitin 2007 dhe 2016, kurse arsyet deri më tani nuk dihen. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)