Mësuesit dhe punonjësit e tjerë në shkollat publike të New Yorkut do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit, tha kryetari i qytetit, Bill de Blasio, pasi qyteti kërkon të vaksinojë më shumë banorë për të ngadalësuar përhapjen e varianti Delta shumë ngjitës të virusit. Gjithashtu edhe Pentagoni do ta bëjë të detyrueshme vaksinimin për ushtrinë
Departamenti i Shëndetit Publik në New York do të lëshojë një urdhër që detyron të gjithë 148 mijë punonjësit në distriktin më të madh shkollor të Amerikës të marrin të paktën një dozë të vaksinës deri më 27 shtator, tha de Blasio. Në New York, shkolla fillon më 13 shtator.
“Ne duam që shkollat tona të jenë jashtëzakonisht të sigurta gjatë gjithë vitit”, tha Blasio në një konferencë shtypi sot, raporton nytimes.
Meisha Porter, drejtoreshë e shkollave publike në New York, tha se të paktën 63 për qind e punonjësve janë vaksinuar. Punonjësit e shkollave në Chicago, Los Angelos dhe Uashington u urdhëruan gjithashtu të vaksinoheshin.
Në fillim të këtij muaji, New Yorku kërkoi prova të vaksinimit të coronavirusit në restorante, palestra dhe dyqane të tjera. Vendimi shkaktoi pakënaqësi në mesin e pronarëve të disa dyqaneve dhe banorëve që paditën De Blasio. Direktiva e fundit mund të provokojë rezistencë nga sindikatat e fuqishme që përfaqësojnë mësuesit njujorkez dhe stafin e shkollës.
Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër coronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën. Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim.
Vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor, ndërsa të hënën ka marrë miratimin e plotë nga FDA-ja.
Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Ndryshe, përpjekjet për të rritur normat e vaksinimit dhe zbatimin e masave të mbrojtjes publike, të tilla si mbajtja e maskave në shkolla, kanë hasur në kundërshtim të fortë në disa pjesë të vendit, veçanërisht në disa shtete jugore që janë prekur rëndë nga varianti delta i virusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri