Messi zbulon sezonin e tij më të mirë në karrierë: Golat nuk kishin rëndësi për mua

Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miamit dhe i kombëtares së Argjentinës, ka pranuar se nuk është në gjendje të zgjedhë një sezon të vetëm si më të mirin e karrierës së tij, edhe pse pranoi se viti 2012 ka një vend të veçantë.
Në deklaratën e tij, Messi nënvizoi se vlerësimi i performancës nuk mund të reduktohet vetëm në statistika apo rekorde personale.
“Nuk e di, është e vështirë, varet nga mënyra si e sheh. Nuk më pëlqejnë statistikat; sot gjithçka lidhet me to”.
“Më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka: arritja në finalen e Copa America me kombëtaren, fitimi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën”.

“Është e vështirë. Në vitin 2012 shënova rreth 91 gola. Nuk luaj për këtë, kurrë nuk më ka interesuar”.
“Nuk e kisha në mendje të jepja një asist vetëm për të thyer një rekord apo për të kaluar dikë tjetër”.
“Është e vështirë të zgjedhësh një vit; fatmirësisht kam pasur shumë vite shumë të mira”, ka deklaruar Messi.
Së fundmi, tetë herë fituesi i Topit të Artë u shpall fitues i MLS me Inter Miamin, që ishte njëkohësisht titulli i parë i kampionatit në histori të klubit amerikan./Telegrafi/



















































