LAJMI I FUNDIT:

Messi do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë – nëse nuk pranon të ulë pagën e tij

Messi do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë – nëse nuk pranon të ulë pagën e tij

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në verën e ardhshme si lojtar i lirë, nëse nuk pranon që të heq dorë nga një pjesë e pagës.

Ky mendim ka ardhur nga kandidati për president të klubit katalunas, Emili Rousand, që i ka bërë thirrje argjentinasit që të heq dorë nga paga e tij mbi 500 mijë euro në javë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër që të largohej nga Balugranasit në verën e këtij viti, mirëpo në fund u bind nga familja e tij që të qëndronte në Camp Nou.


Ronaldo është lojtari i parë që arrin më së shumti fitore në top pesë ligat evropiane – Messi është larg portugezit
Lexo po ashtu Ronaldo është lojtari i parë që arrin më së shumti fitore në top pesë ligat evropiane – Messi është larg portugezit

Manchester City është skuadra që po i prinë garës për transferimin e 33-vjeçarit, derisa vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Messit.

“Ne do të ulemi dhe të bisedojmë me Messin dhe t’i kërkojmë që të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij”, ka thënë Rousand për ARA.

Neymar me mesazh për Messin pasi shorti i Ligës së Kampionëve vuri përballë Barcelonën dhe PSG-në
Lexo po ashtu Neymar me mesazh për Messin pasi shorti i Ligës së Kampionëve vuri përballë Barcelonën dhe PSG-në

“Aktualisht, gjerat janë siç janë, është e pandalshme. Ne do t’i kërkojmë që të bëjmë këtë sakrificë. Nëse nuk ka marrëveshje, Messi do të largohet”.

“Messi ka shkruar faqen tonë më të mirë të historisë. Duhet të nderojmë legjendat tona, por realiteti është ky”, ka shtuar më tej kandidati për president i Barcelonës.

Argjentinasi duket se është në luftë të hapur me kryesinë e klubit dhe me gjasë në verën e vitit të ardhshme do të largohet si lojtar i lirë, shkaku që i skadon kontrata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori