LAJMI I FUNDIT:

Messi prezanton Topin e Artë para tifozëve të Inter Miamit, por në ndeshje miqësore zhduket dhe skuadra e tij pëson humbje

Messi prezanton Topin e Artë para tifozëve të Inter Miamit, por në ndeshje miqësore zhduket dhe skuadra e tij pëson humbje

Lionel Messi ka fituar për herë të tetë në karrierën e tij Topin e Artë, çmimin më të madh individual për futbollistë.

Sulmuesi argjentinas e fitoi këtë çmim disa ditë më parë në Francë, derisa vetëm mbrëmjen e së premtes mbrëma e ka prezantuar atë para tifozëve të Inter Miamit.

Inter Miami ka zhvilluar një ndeshje miqësore me New York Cityn, dhe 21 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit DRV PNG Arena.


Messi para fillimit të ndeshjes ka dalë me Topin e Artë në duar ku është pritur me duartrokitje të mëdha nga tifozët e pranishëm.

Gjithsesi pas duartrokitjeve të mëdha, argjentinas në fushë nuk është se ka shkëlqyer, pasi Inter Miami është mposhtur nga New York City me rezultat 1-2.

Messi qëndroi në fushë për 90 minuta, megjithatë nuk arriti të shënonte ose asistonte në këtë sfidë.

Vlen të theksohet se MLS tani është në pushim, por sulmuesi argjentinas ka premtuar se nuk do të largohet nga Inter Miami si huazim në ndonjë skuadër evropiane. /Telegrafi/ 

https://www.youtube.com/watch?v=8SVaf3wzCJw

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori