Messi: Nuk ka përfunduar asgjë, së bashku ia arrijmë

288:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Lionel Messi of Barcelona celebrates after he scores his sides second goal during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images) 12:"Getty Images
Barcelona ka fituar ndaj Liverpoolit në Camp Nou me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje Lionel Messi shënoi dy gola, duke treguar edhe një herë se ai është një nga më të mirë që ka parë bota e futbollit. Përkundër kësaj, ai nuk i merr meritat për fitoren, por thotë se ato i takojnë grupit.
"Nuk ka përfunduar asgjë, luajmë në një stadium të vështirë", ka thënë Messi pas ndeshjes.
"Jemi të lumtur për ndeshjen e madhe që luajtëm sonte, po kalojmë në një moment të mirë dhe duhet të jemi më të bashkuar se kurrë".
"Do ia arrijmë së bashku dhe nuk është momenti për të kritikuar askënd", ka shtuar Leo për fishkëllimat ndaj Coutinhos.
Ndeshja e kthimit është në Anfield të martën me 7 maj. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































