Lionel Messi duket se do të largohet nga Barcelona. Këto mund të jenë ditët e fundit në Katalonjë për futbollistin më të madh të brezit të tij, ndoshta edhe në histori.

Edhe pse dalja e tij do të jetë një goditje e fortë për Blaugranat, ata kanë përcjell shumë yje, që u larguan nga klubi më parë.


Këtu mund t’i shohim disa prej tyre, që shpesh herë zunë edhe ballinat në mediat botërore.

Diego Maradona

Megjithëse ai koha e tij në Barcelonë nuk krahasohet me atë të Messit,  pasi qëndroi nga viti 1982 deri në vitin 1984, Maradona përcaktoi një epokë në Kataloni.

Ai u largua nga klubi pas mosmarrëveshjeve me bordin dhe përfundoi në Napoli, ku u kthye në legjendë dhe u bë lojtari më i mirë në botë.

GettyImages 56613476

Bernd Schuster

Mesfushori gjerman i mahniti tifozët e Barcelonës me lojën e tij, por momenti përcaktues i tij për këtë klub ishte gjatë finales së Kupës Evropiane të 1986.

Ai kishte për të gjuajtur penalltinë e parë të Barcelonës, por u zëvendësua në minutën e 85-të nga trajneri Terry Venables, ndërsa Schuster u largua nga fusha dhe u kthye në hotel. Presidenti Josep Luis Nunez ndërpreu kontratën e tij si rezultat i këtij gjesti.

german edition only bernd schuster fc barcelona 09111980 88ic1mtnlw2knc4g5a673

Michael Laudrup

Laudrup nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin Johan Cruyff, dhe danezi bëri lëvizje drejt Real Madridit.

Ai kaloi dy sezone atje dhe fitoi titullin e kampionatit në 1995.

407

Romario

Ai ishte një futbollist i mrekullueshëm dhe një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur Barcelona.

Por si shumë nga lojtarët më të mirë të klubeve, qëndrimi i tij përfundoi keq pas një përplasjeje me Cruyff gjatë sezonit 1994-95.

Pasi fitoi Kupën e Botës në vitit 1994, ku braziliani donte më shumë kohë pushimi dhe nuk u paraqit në stërvitjet para sezonale. Ai u kthye vonë, por dëmi ishte bërë.

407 1

Ronaldo

Bobby Robson e kishte kërkuar sulmuesin brazilian në skuadrën e tij, dhe me 47 gola në 49 ndeshje në sezonin e tij të parë, trajneri anglez kishte rë drejtë.

Por Ronaldo nuk u ndie i vlerësuar në klub, dhe Inter e bleu atë për një shumë rekord të asaj kohe, 25 milionë eurove në vitin 1997.

15334919251000

Luis Figo

Asnjë tifoz i Barcelonës nuk mund ta harrojë largimin e Figos drejt Real Madridit.

Portugezit nuk i dha kontrata që dëshironte nga Blaugrana, dhe kjo bëri që ai të bëhej pjesë e projektit Galaktikë' të Florentino Perez në Madrid. Figo kaloi për 61 milionë euro te Reali.

GettyImages 1022206

Ronaldinho

Braziliani ndezi Camp Nou gjatë kohës sa ishte te Barcelona - dhe madje mori edhe ovacion në Bernabeu.

Ishte Pep Guardiola, ai i cili e shiti atë te AC Milan për 25 milionë euro në vitin 2008.

ronaldinho

Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi suedez arriti në Barcelonë për 78 milionë euro në vitin 2009, por u largua drejt AC Milan për vetëm 25 milionë euro sezonin më pas.

Prishja e marrëdhënies së tij me Guardiolan ishte arsyeja e largimit të tij, por ishte gjithashtu një kohë kur Messi filloi të luante gjithnjë e më shumë në pozicionin e sulmuesit qendror.

ldquo ibrahimovic mund t euml luaj rdquo 2 hd

Neymar

Neymar emocionoi Camp Nou gjatë kohës së tij në Barcelonë, duke formuar tridentin vdekjeprurës 'MSN' me Messi dhe Luis Suarez.

Por pasuritë e Paris Saint-Germain ia thyen mendjen dhe lojtari kërkoi të dilte nga hija e Messit.

messi suarez neymar w862

Që nga ajo kohë, Barcelona është përpjekur të blejë 28-vjeçarin në shumë raste, por pa sukses. /Telegrafi/

telegrafi sport app