LAJMI I FUNDIT:

Messi e përmend sërish Barcelonën, por tifozët katalunasë do të zhgënjehen nga fjalët e tij

Messi e përmend sërish Barcelonën, por tifozët katalunasë do të zhgënjehen nga fjalët e tij

Në një intervistë për France Football, Lionel Messi ka thënë se Barcelona ishte zgjedhja e tij e parë kur u largua nga Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas pritej që të rikthehej në këtë verë te gjiganti katalunas, por vështirësitë financiare të këtyre të fundit e anuluan atë operacion.

“Unë mund të kthehesha te Barcelona, ​​por nuk ndodhi”, ka deklaruar Messi. “Kur më duhej të largohesha nga klubi (në vitin 2021), ishte kështu”.


Sekretet më tronditëse të trofeut të Topit të Artë - detaje të padëgjuara më parë
Lexo po ashtu Sekretet më tronditëse të trofeut të Topit të Artë - detaje të padëgjuara më parë

“Këtu ishte njësoj, edhe nëse rrethanat ishin të ndryshme. Mendimi im i parë ishte të shkoja në shtëpi në Barcelonë, të luaja përsëri për Barcelonën dhe të pensionohesha atje, siç e kisha ëndërruar gjithmonë”.

“Por, kjo nuk ishte e mundur. Prandaj ne morëm vendimin për të ardhur këtu (Inter Miami). Unë arrita të gjitha objektivat që i vendosa vetes në karrierën time, gjë që më lejoi të mendoj përtej anës sportive të gjërave, të mendoj për edhe familjen time, për të shfrytëzuar në maksimum një këndvështrim tjetër”, ka shtuar më tej ai.

Messi mund të mos luajë më kurrë për Barçën. Megjithatë, superylli argjentinas mund të marrë një lojë lamtumirëse në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mori ofertën e parë zyrtare për Raphinha, një shumë absurde e madhe është në lojë

Barcelona mori ofertën e parë zyrtare për Raphinha, një shumë absurde e madhe është në lojë

La Liga
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Interit i kërkohet të shesë dy lojtarë pas humbjes turpëruese nga Milani në Coppa Italia

Interit i kërkohet të shesë dy lojtarë pas humbjes turpëruese nga Milani në Coppa Italia

Serie A
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Sa do të fitojë Milani pasi mposhti Interin në finalen e Kupës së Italisë

Sa do të fitojë Milani pasi mposhti Interin në finalen e Kupës së Italisë

Serie A
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Kalo në kategori