LAJMI I FUNDIT:

Mësohen emrat e ministrave të rinj, Zaev krahas kryeministrisë do të udhëheq edhe me Ministrinë e Financave

Mësohen emrat e ministrave të rinj, Zaev krahas kryeministrisë do të udhëheq edhe me Ministrinë e Financave

Kryeministri Zoran Zaev, sot në Vallandovë, njoftoi se do të dorëzojë propozim në Kuvend për zgjedhjen e Trajan Dimovskit për ministër të ri për Bujqësi, Naser Nuredini në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Hysni Ismaili për ministër të Kulturës, Goran Milevskin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale dhe Sadulla Durakun për ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Detyrën e ministrit të Financave do të ndërmarrë personalisht kryeministri Zaev, duke theksuar se këtë funksion do ta kryejë së bashku me funksionin e kryeministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Propozimi sot do të dorëzohet në Kuvend dhe besoj se javën e ardhshme do të vendoset në rend dite. Do të dorëzoj propozim për zgjedhjen e ministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimovski, Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministër për Kulturë Hysni Ismaili, ministër për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku”, tha Zaev

Zaev falënderoi ministrat e deritashëm Asaf Ademin, Dragan Tevdovskin, Suhejl Fazliun Hazbi Likën dhe Zoran Shapuriqin që siç tha, ai, shërbimin e tyre ndaj shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori