LAJMI I FUNDIT:

Mësohen detaje të telefonave të rinj që do të vijnë nga Nokia

Mësohen detaje të telefonave të rinj që do të vijnë nga Nokia

Kemi raportuar se në vitin e ardhshëm, Nokia do të kthehet në treg me telefonat celularë. Gjiganti finlandez i ka përgatitur dy modele telefonash, përmes të cilëve beson të kthehet në ‘lojë’.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë telefonash është fjala, por spekulohet se Nokia i ka cilësuar telefonat e vet si D1C.

Kamera kryesore do të jetë 13 dhe 16 mega-pikselë
Kamera kryesore do të jetë 13 dhe 16 mega-pikselë

Bëhet e ditur se do të prodhohen në dy madhësi, transmeton Telegrafi. Njëri do të jetë me ekran 5 inç me 1080p ‘touchscreen’, RAM 2 GB, me memorie të brendshme prej 16 GB dhe kamerën kryesore prej 13mp (kurse kamera për selfie prej 8mp).

E konfirmuar - Nokia me telefonat e rinj Android vitin e ardhshëm!
Lexo po ashtu E konfirmuar - Nokia me telefonat e rinj Android vitin e ardhshëm!

Pritet të funksionojë me Qualcomm Snapdragon 430 në sistemin në çip (SoC) krahas procesorit 1.4 GHz ‘octa-core Cortex-A53 CPU’. Është fjala për Android, edhe atë versioni 7.0 Nougat.

Telefonat e rinj të Nokias do të kenë Android 7.0 Nougat
Telefonat e rinj të Nokias do të kenë Android 7.0 Nougat

Modeli tjetër, krahas specifikave të përmendura, do të ketë ekran më të madh, 5.5 inç dhe kamerë më të fuqishme, 16mp.

Parashikohet që prezantimi zyrtar nga Nokia i këtyre telefonave të bëhet në shkurt 2017. /Telegrafi/