Mësohen çiftet e çerekfinaleve të Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët

Është hedhur shorti i fazës çerekfinale të Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.
Drejtuesit e federatës spanjolle kanë hedhur shortin për çerekfinalet e Copa del Rey, short ky i hedhur në Madridi nga ora 12:30.
Edhe pse vetëm tetë skuadra, fati ka dashur të ketë ndeshje interesante në këtë fazë.
Kështu, gjiganti katalunas, Barcelona është shortuar me rivalin e tyre të urryer lokal, Espanyolin.
Edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madridi ka mësuar kundërshtarin e tyre dhe ai është skuadra e Leganes.
Ndeshja më e fortë në këtë fazë padyshim se është ajo në mes të Atletico Madridit dhe Sevillas.
Ndërsa, çifti i fundit i çerekfinales është ai në mes të Valencias dhe Deportivo Alavesit.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në javën e ardhshme, ndërsa ato kthyer në javën pasuese pas kësaj.
Çiftet e çerekfinaleve të Copa del Rey:Espanyol - Barcelona Real Madrid - Leganes Atletico Madrid - Sevilla Valencia - Alaves /Telegrafi/














































