LAJMI I FUNDIT:

Mësimi plotësues në Diasporë-E drejtë dhe nevojë, apo zgjedhje e lirë?

Mësimi plotësues në Diasporë-E drejtë dhe nevojë, apo zgjedhje e lirë?

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë vlerësohet si një proces mjaft i rëndësishëm, ngase rëndësia e kësaj strategjie qëndron në aspektin e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Gjuha edhe pse mbetet një ndër faktorët në mbijetesën e komunitetit shqiptar jashtë Kosovës, vitet e fundit ky proces është përballur me shumë sfida dhe përgjegjësi.


Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime rreth këtij procesi, organizata Germin ka organizuar diskutim virtual më datë 11 dhjetor 2017 me temën “E drejta e mësimit plotësues së gjuhës amtare në Diasporë”.

Paneli diskutues përbëhej nga: Rozana Hykaj (Mbretëria e Bashkuar), Hazir Mehmeti (Austri), Fjolla Vukshinaj (nga organizata Germin), Beqir Cikaqi (Itali)  Avdyl Lipoveci (Kosovë).

Mësuesit të cilët vinin nga katër shtete të Evropës, treguan se po përballen me  mungesë interesimi të fëmijëve shqiptarë për të vijuar mësimin plotësues në shkollat shqipe.

Edhe pse në shumë vende të Evropës, ky proces është duke u financuar nga shteti pritës, shqiptarët nuk po shprehin shumë interesim të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që u ofrohet me ligj. Pra, sipas panelistëve sfidë e shkollave shqipe mbetet si të inkuadrojnë më shumë nxënës në oraret plotësues.

Mirëpo, ky problem është më pak i shprehur në Londër, në shoqatën “Arbëria” ku punon Rozana Hykaj. Ajo potencoi se shkolla ku ajo punon zhvillon bashkërisht mësimin plotësues me atë të valleve, dhe si rrjedhojë e kësaj janë rreth 80 nxënës të interesuar në Londër për të mësuar shqip në këtë shkollë.

Kurse mësuesit Cikaqi dhe Mehmeti u bën apel prindërve shqiptarë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në orët plotësuese, sepse sipas tyre dygjuhësia nuk u pengon në rezultatet e shkollës.

Sipas tyre, prindërit nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që do t’i ketë në të ardhmen fëmija i tyre, duke u vënë në pikëpyetje identitetin e fëmijëve.

“Po ashtu, sfidë tjetër mbetet pagesa e mësuesve në diasporë. Sipas komenteve të pranuara, Ligji në Kosovë ka mangësi, nuk parasheh se si do të paguhen mësuesit në diasporë, a do t’ju njihet përvoja e punës, si do të jetë raportimi, si do të bëhet lëshimi i dokumentacionit pas mbarimit të vitit shkollor etj”, thuhet në njoftim.

Gjendje më ndryshe është në Kroaci, ku shteti kroat po implementon një politikë afirmative për t’i angazhuar fëmijët shqiptarë të mësojnë shqip, ku mësuesit paguhen nga buxheti shtetëror dhe nxënësit të cilët ndjekin rregullisht mësimin plotësues në minimum prej 3 vitesh, shpërblehen me 2 pikë plus kur regjistrohen në shkollën e mesme.

Në anën tjetër, Avdyl Lipoveci nga Ministria e Diasporës u shpreh se autoritetet e Kosovës po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për sensibilizimin e diasporës, që të përfshijnë fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, në shumë vende të botës ku këta qytetarë të Kosovës jetojnë.

Lipoveci u shpreh se së fundmi janë nënshkruar dy marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, dhe njëra është ekskluzivisht për mësimin plotësues.

Marrëveshja e arritur për mësimin e gjuhës amtare obligon dy shtetet të formojnë një kurrikulë unifikuese për nxënësit shqiptarë, financimin e përbashkët të gjuhës amtare – mekanizëm ky që ka munguar në marrëveshjen e vitit 2015 dhe do të rregullohet me ligj të veçantë.

U rekomandua po ashtu që nga shteti i Kosovës dhe Shqipërisë të dërgohen atashe, të cilët do të organizohen vetëm për mësimin plotësues dhe organizimin e diasporës, si dhe u kërkua që misionet diplomatike të mos qëndrojnë indiferente ndaj procesit të mësimit plotësues.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori