LAJMI I FUNDIT:

Mësime të fuqishme nga Robin Williams për jetën, dashurinë, paratë dhe vetminë

Mësime të fuqishme nga Robin Williams për jetën, dashurinë, paratë dhe vetminë

Robin Williams më nuk është me ne, por mençuria e tij do të mbetet gjithmonë.

Përveç se është njohur për aftësitë e mahnitshme të aktrimit, Williams ka qenë i njohur edhe për thëniet e tij epike, transmeton Telegrafi.


Ai ka vdekur në moshën 63-vjeçare dhe ka pasur 100 role në karrierën e tij profesioniste.

Ai na ka bërë të mendojmë, të qeshim dhe të zhytemi thellë në mendimet tona.

Thuajse të gjithëve na kanë pëlqyer komeditë e tij dhe sensi i humorit.

Ky mashkull brilant e ka folur gjuhën e mençurisë dhe fjalët e tij kanë qenë të arta.

Andaj, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më të mira të tij, të cilat patjetër se do t’ju inspirojnë.

– “Ju keni vetëm një shkëndijë të vogël të çmendurisë. Nuk duhet ta humbni atë’

– “Pavarësisht se çfarë ju thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund ta ndryshojnë botën”

– “Fitimi i çmimit Oscar është një nder, por, le të mbetet mes meje e teje, ai çmim nuk i lehtëson gjërat”

– “Kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është të përfundojmë vetëm. Nuk është e vërtetë. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundojmë me njerëz që na bëjnë të ndihemi të vetmuar”

– “Ju lutem mos u brengosni shumë. Për shkak se në fund, askush prej nesh nuk do të qëndrojmë shumë gjatë në Tokë”

– “Unë besoj në dashuri; është e mrekullueshme”

– “Më vjen keq, nëse do të kishe pasur të drejtë, do të isha pajtuar me ty”

– “Pranvera është mënyra e natyrës për të thënë, ‘Le të festojmë”

– “Kokaina është mënyra e Zotit për t’ju treguar se jeni duke bërë shumë para”

– “Mjekësia, drejtësia, biznesi, inxhinieria janë profesione fisnike dhe të nevojshme për të jetuar. Por, poezia, bukuria, romanca, dashuria – këto janë gjërat për çfarë qëndrojmë gjallë”

– “Njerëzit e mirë përfundojnë në Ferr sepse nuk mund t’ua falin vetes gabimet”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori