LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësi dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses, reagon Ramosaj: Rasti na ka tronditur të gjithëve

Mësimdhënësi dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses, reagon Ramosaj: Rasti na ka tronditur të gjithëve

Një sulm seksual ndaj një të miture ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.


Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se pas ka identifikuar personin në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një prononcim për Kallxo ka thënë se rasti ka tronditur të gjithë.

Mësimdhënësi e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan - ndalohet për 48 orë për veprën penale “Sulm seksual” (VIDEO)
Lexo po ashtu Mësimdhënësi e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan - ndalohet për 48 orë për veprën penale “Sulm seksual” (VIDEO)
“]

“Është një rast që na ka tronditur për nga natyra për shkak të respektit që e kanë pasur banorët për atë mësimdhënës, dhe nuk e di çka ka mundur m’i ndodhë. Mirëpo është rast që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Ramosaj.

Kryetari ka theksuar se menjëherë pas raportimit është marrë masa për suspendimin e mësimdhënësit deri sa të verifikohen procedurat e hetuesisë.

Ai ka bërë të ditur se drejtori i shkollës dhe drejtori i Arsimit e kanë denoncuar mësimdhënësin.