LAJMI I FUNDIT:

Mësim për futbollin e Kosovës debutimi zhgënjyes i Prishtinës e Trepçës

Mësim për futbollin e Kosovës debutimi zhgënjyes i Prishtinës e Trepçës

Fatmir Fejziu

Në fëmijërinë time mezi prisnim të afrohej fundjava sportive dhe të afroheshim e të vinim veshin afër radios dhe të dëgjonim zërin kumbues e magjik të komentatorit Azem Brovina, kur komentonte për veprimet sulmuese spektakolare të Vokrrit dhe ekipit të Prishtinës së artë. Vokrri, Vokrri, Vokrri, goool. Një stadium në këmbë, drithërimë emocionesh, krenari për kohën.


Dy dekada plot në vazhdim e shumë dëshirë që të vazhdonim të shihnim e të dëgjonim për futbollistë siç ishte Vokrri e bashkëlojtarët e tij e ekipe si Prishtina, që të na kënaqnin me lojën më të popullarizuar në botë, por pothuajse asnjë emër i shfaqur dhe ekip i suksesshëm. Natyrshëm, kjo për shkak të rrethanave, të kushteve dhe izolimit, jo vetëm të futbollit, nga pushtuesi.

Admironim e kënaqeshim me lojën e futbollistëve të huaj, Peles, Maradonës… e ekipeve, Brazilit, Argjentinës… Sot, admirojmë e kënaqemi me lojën magjike të futbollistëve të huaj, Mesit, Ronaldos… po besa kënaqemi e ndihemi krenarë dhe admirojmë përfaqësimin dinjitoz të shumë futbollistëve shqiptarë, veçmas nga Kosova.

Lojtarë, që tashmë luajnë në ekipet më të mira të Evropës, lojtarë, që kanë pasur fat e janë formuar kryesisht në vendet perëndimore, në rrethana dhe kushte të tjera me përjashtime të vogla, të disa futbollistëve si Etrit Berisha, Milot Rashica e ndonjë tjetër, që kanë filluar e ndërtuar me shumë mund e sakrificë një pjesë të madhe të karrierës në Kosovë.

Pas 17 vitesh liri, debutuam në arenën e futbollit evropian, filluam të përfaqësohemi e të luajmë me ekipet e Evropës, por fillim jo i mirë, me humbje dhe ato me rezultate të thella.

A ka pasur mundësi të fillohej me këmbë të mbarë, me fitore, ose së paku të mos merreshin kaq gola?! Çka u mungoi Trepçës e Prishtinës, që zhgënjyen e nuk u përfaqësuan siç duhet?!

Nga këndvështrimi i një tifozi të flaktë e dashamirës, arrij të kuptoj se ekipet tona përveç se nuk ishin të gatshme ta përballonin barrën e përfaqësimit kaq të rëndësishëm, barten edhe pasojat e mospërfaqësimit shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, u munguan edhe aspekte të tjera të përmendura nga njohës futbolli, u mungoi edhe ajo çka ka pasur Prishtina e artë.

Çka ka pasur Prishtina e artë më shumë se klubet e futbollit sot, pse ka qenë e suksesshme?!

Nga këndvështrimi i një tifozi të flaktë e dashamirës, arrij të kuptoj se Prishtina ka bërë një stadium të mbushur plot me tifozë, lojtarë që kanë përfaqësuar me zemër ekipin, organizim profesional e njerëz profesionistë brenda ekipit e si rrjedhojë edhe përgatitjen psikologjike, për shkak të përvojës e përfaqësimit në ligën e ish Jugosllavisë, të cilat kanë mjaftuar që sot ekipin e Prishtinës ta kemi në mbamendje.

Çfarë duhet bërë e ndryshuar për të korrur fitore e suksese?!

Nga këndvështrimi i një tifozi të flaktë e dashamirës, arrij të kuptoj se ekipet tona nuk duhet bërë asgjë më pak se Prishtina e artë. Atyre u duhet përkrahja sa ma e madhe materiale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe organizimi sa më i mirë i garave nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Hapat e përparimit duhen të jenë më të shpejtë, duke parë mundësitë e organizimit rrënjësor, investimin e rregullimin e infrastrukturës së nevojshme për ekipet dhe shkollat e futbollit në Kosovë, duke përkrahur pasionin, dëshirën dhe entuziazmin e fëmijëve dhe të rinjve futbollistë për sportin më të popullarizuar në botë, ambasadorin më të denjë, futbollin.

Kosova ka talentë, të etur për suksese. Ne, tifozët e duam fitoren, më shumë se fitoren e ekipeve të huaja. Herën tjetër duam fitore.

Në trend

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori