LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt baballarë vërtet nuk dëgjojnë natën të qarët e bebes apo vetëm shtiren?

Meshkujt baballarë vërtet nuk dëgjojnë natën të qarët e bebes apo vetëm shtiren?

Femrat e kanë të zhvilluar instinktin për shkak të të cilit reagojnë fuqishëm ndaj të qarit të bebes, madje edhe nëse nuk janë nëna!

Shumica e nënave të rraskapitura dyshojnë që parterët e tyre shtireshin që po flinin derisa fëmija në gjysmë të natës qan, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, një hulumtim më i ri tregon që meshkujt vërtet kanë gjumë të rëndë. Tingujt të cilët i lirojnë bebet nuk i dëgjojnë meshkujt, mirëpo tingujt e veturave, erës dhe të mizave të bezdisshme i dëgjojnë.

Shkencëtarët kanë matur aktivitetin e nënvetëdijes gjatë gjumit te meshkujt dhe femrat.

Është zbuluar që ekziston një dallim i konsiderueshëm midis dy gjinive.

Femrat e kanë të zhvilluar instinktin e nënës, për shkak të të cilit reagojnë fuqishëm ndaj të qarit të fëmijës, madje edhe nëse ato nuk janë nëna.

Është zbuluar që edhe femrat pas ndërprerjes së gjumit më vështirë flenë sërish sesa meshkujt.

“Asgjë nuk i bën njerëzit të dëshpëruar sa gjumi i ndërprerë, posaçërisht ndodh disa net me radhë. Kjo është arsyeja pse gratë që kanë foshnje të vogla mund të jenë në gjendje vërtet të keqe, gjë që nuk mund të thuhet për burrat e tyre”, shpjegon psikologu David Louise. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori