Mesfushori i Levantes në La Liga, Enis Bardhi, ka qenë sot i pranishëm në ndeshjen e Superligës, e vlefshme për barazh mes Ferizajt dhe Vëllaznimit.

Vëllai i Enis Bardhit, Behari sot e kishte ndeshjen vendimtare për barazh, ku skuadra e tij doli fituese.


Enisi nuk ka mundur të qëndrojë në shtëpi dhe ka shkuar në Drenas që ta sheh ndeshjen nga afër.

Screenshot 22 Enisi i pranishëm në Drenas (Foto:Facebook)

Ai nuk pa përtuar edhe të bëjë foto me fansat që i janë ofruar.

Enisi i ka sjell fat Beharit, pasi pas penalltive skuadra e tij ka shënuar fitore duke u ngjitur në Superligë.

33338156 1704404186273934 398445168316907520 n Enisi me një fans të Ferizajt (Foto: Facebook)

Behar Bardhi ka disa vite që luan te Ferizaj dhe është nga lojtarët kryesor.

auto kuy1526331159 1

Në anën tjetër Enisi këtë vit është transferuar në La Liga ku ka shkëlqyer në shumë ndeshje.

GettyImages 958155416 1 Enis Bardhi duek festuar një gol në La Liga. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ai njihet si ekspert i gjuajtjeve të lira./Telegrafi/

telegrafi sport app