Mesazhi që iu dërgua prindërve për veturën e dyshimtë, shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë del me një sqarim për situatën

Kohëve të fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa mesazhe ku paralajmërohen prindërit se vetura të dyshimta po sillen në afërsi të shkollave fillore në Prishtinë, e ku sipas këtyre mesazheve, po tentohet të joshen fëmijët.
Një mesazh së fundmi ishte dhe nga drejtori i shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, ku në mesazhin e tij dërguar prindërve kërkon nga ata të jenë të kujdesshëm rreth kësaj veture, e cila thuhej se kishte targa 04 dhe ishte BMW, transmeton Telegrafi.
Për këtë situatë, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku”, në Prishtinë ka dhënë sot disa sqarime,, ku thuhet se komunikimi ka qenë i brendshëm dhe pjesë e përditshme me stafin.
Gjithashtu, theksohet se njoftimi është keqkuptuar dhe se deri tani nuk ka prova konkrete për veturën e përmendur që ka ndaluar apo kontaktuar nxënës.
Sqarimi i plotë nga shkolla:
Në lidhje me njoftimin për një veturë të dyshimtë që supozohet se po përpiqet të joshtë nxënësit, dëshirojmë të sqarojmë sa vijon:
1. Diskutime të Rregullta mbi Sigurinë
Komunikimi mbi këtë çështje ka qenë i brendshëm dhe pjesë e diskutimeve të përditshme me stafin tonë, ku trajtojmë vazhdimisht tema që lidhen me sigurinë e fëmijëve dhe mirëqenien e tyre në shkollë dhe përtej saj.
2. Burimi i Informacionit
Informacioni është marrë në mënyrë jozyrtare nga disa prindër, por deri tani nuk kemi ndonjë provë konkrete që vetura e përmendur të ketë ndaluar apo kontaktuar ndonjë nxënës të shkollës sonë.
3. Qëllimi i Njoftimit
Njoftimi është keqkuptuar. Synimi ynë ishte të jepnim këshilla preventive për kujdes, duke nënvizuar rëndësinë që fëmijët të jenë të kujdesshëm jashtë ambienteve të shkollës. Nuk kemi pasur për qëllim të krijojmë shqetësime apo panik, por vetëm të informojmë për kujdesin që duhet treguar.
4. Masa të Rrepta të Sigurisë në Shkollë
Siç e dini, shkolla jonë është ndër shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës. Në oborrin e shkollës nuk lejohet hyrja e asnjë veture dhe as hyrja e personave që nuk janë pjesë e institucionit. Çdo individ që hyn në shkollë verifikohet plotësisht.
Ftojmë prindërit dhe komunitetin të ndihmojnë përmes bashkëpunimit dhe raportimit të çdo rasti eventual dhe mos të krijohet panik! Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!
Lidhur me rastin, Telegrafi ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës nëse deri tani kanë pranuar ndonjë ankesë nga prindërit apo nxënësit për veturat e dyshuara rreth shkollave, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdon gjendja emergjente me mbeturina në kryeqytet, drejtori Brestovci me akuza për “Pastrimin”

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë