Cristiano Ronaldo, përveçse një futbollist i madh, njihet edhe si një humanist i madh.

Shteti i Sirisë është në luftë tash e pesë vite, ku më së keq e kanë pësuar popullata civile, ndër ta edhe adoleshent dhe fëmijë të pafajshëm.


Megjithatë, tani ka një shpresë për ta, pasi Amerika ka vendosur të kryej bombardimet mbi forcat e Bashar Al Assadit, i cili ka kryer terror në popullatën e tij.

Pikërisht në këtë ditë të bombardimeve, vihet përsëri në qarkullim një video-mesazh i bërë në dhjetor të 2016 nga futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo, i cili inkurajonte fëmijët e Sirisë që të kenë shpresë sepse bota do kujdeset për ta, dhe ja tani erdhi dita e tyre.

“Ne e dimë se ju keni qenë dukë vuajtur shumë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Unë jam futbollist shumë i njohur, por ju jeni heronjtë e vërtetë”, përcjell Telegrafi.

“Mos e humbni shpresën. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ju”, përfundon video-mesazhin e tij portugezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app