LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i gruas së Paulo Fonsecas: Kjo është ajo që pashë me sytë e mi në Ukrainë

Mesazhi i gruas së Paulo Fonsecas: Kjo është ajo që pashë me sytë e mi në Ukrainë
(Foto: Instagram/fonseca.katerina)

Trajneri portugez, Paulo Fonseca dhe familja e tij, kanë arritur të largohen nga Kievi, ndërsa bashkëshortja e tij ukrainase u ka dërguar mesazh “të gjithë njerëzve në Evropë, Amerikë, Rusi dhe në gjithë botën” për atë që ka parë me sytë e saj.

Ish-trajneri i Romës u takua me gruan e tij, Katerina Ostroushko, kur ajo ishte duke punuar si zëdhënëse për Rinat Akhmetov, i cili asokohe ishte pronar i Shakhtar Donetskut, ku punonte Fonseca.

Familja e 48-vjeçarit vazhdoi të jetonte në Kiev dhe ishte bllokuar në kryeqytet, kur Rusia e sulmoi Ukrainën, ndërsa para disa ditësh arritën të arratiseshin drejt kufirit.


Tash, Katerina ka shkruar një letër të hapur për gazetën italiane, Il Tempo (qe e ka shpërndarë edhe në Instagram), duke shpjeguar se çfarë panë ajo dhe trajneri në qytetin e tyre.

“Po flas për të gjithë njerëzit në Evropë, Amerikë, Rusi dhe në mbarë botën. Në Ukrainë po zhvillohet një luftë. Nuk është një ‘operacion special’, por një luftë cinike dhe mizore”.

“Qytetet dhe fshatrat janë në flakë, ndërsa bombat bien nga qielli. Raketat nga Rusia dhe Bjellorusia fluturojnë drejt ndërtesave të larta të banuara. Kjo është ajo që pashë me sytë e mi dhe atë që miliona ukrainas vazhdojnë ta shohin çdo ditë”.

“‘Fyrerët’ e çmendur i dërgojnë ushtarët e tyre për t’i vrarë ukrainasit që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur vendin e tyre, gratë e tyre, fëmijët e tyre. Kjo është e vetmja e vërtetë dhe nuk ka të tjera”.

Fonseca ia del të largohet me familje nga Ukraina
Lexo po ashtu Fonseca ia del të largohet me familje nga Ukraina

“Mos besoni kur ju thonë se bombat nuk godasin civilët. Ata vrasin dhe shkatërrojnë. Mos besoni nëse ju thonë se qeveria jonë është plot me ‘nazistë’. Qeveria dhe presidenti janë në Kiev, së bashku me ushtrinë tonë duke mbrojtur vendin dhe popullin e vet paqësor”.

“Mos besoni asgjë tjetër përveçse në këtë moment në qendër të Evropës po zhvillohet një luftë brutale dhe e përgjakshme kundër ukrainasve paqësorë, të cilët po luftojnë vetëm për lirinë e tyre”.

“Ndihmoni për ta ndalur këtë luftë! Pyetni miqtë dhe kolegët tuaj në Rusi pse ushtarët e tyre po luftojnë dhe po vdesin në Ukrainë. Pse zbatojnë urdhra kriminalë që vrasin civilë? Ky është vendi ynë, toka jonë, e gjithë kjo është e huaj për ta! Ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të largohen nga tonat”.

“Sot, qytetet ukrainase janë në flakë. Sot fëmijët fshihen në streha nga bombat pa ushqim. Sot qëlluan në një autobus që transportonte refugjatë ukrainas dhe nuk lejuan një ambulancë të arrinte tek ata”.

“Kush mund ta thotë se cili qytet dhe cili shtet do të bombardohet nesër? E gjithë bota qëndron përkrah Ukrainës. Tani presim dhe shpresojmë se dikush mund të ndihmojë, por kjo sot nuk mjafton!”.

“Për sa kohë që bombat vazhdojnë të bien dhe ukrainasit vazhdojnë të vdesin, nuk mjafton. Ju lutem, ne nuk duam luftë. Ndalojeni këtë luftë të çmendur. Ndaleni veten tani!”, shkruan në mesazhin e gruas së Fonsecas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Magazina
Xheneta i kërkon Gjestit një bebe pas Big Brother-it, ai analizon në heshtje

Xheneta i kërkon Gjestit një bebe pas Big Brother-it, ai analizon në heshtje

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Kalo në kategori