Mesazhe të rrejshme u dërgohen qytetarëve të Maqedonisë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ditëve të fundit kanë pranuar mesazhe të rrejshme, të cilat përmbajnë ueb-faqe e cila i ngjanë dhe e ka llogon e Postës. Njëri prej tyre ka mbetur pa 200 euro në llogari, pasi ka ndjekur udhëzimet e SMS-mesazhit të rrejshëm që i ka ardhur në telefon.
Ky rast është raportuar në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike – MKD-CIRT, e cila funksionon në kuadër të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AEK).
Personit që i janë “avullur” 200 euro është një nga qytetarët e shumtë të shënjestruar në fushatën më të fundit “smishing” me mesazhe false të marra me SMS.
Është një mesazh me përmbajtje që thotë “për shkak të adresës së gabuar artikujt do të kthehen” dhe shoqërohet me një link. Mesazhe të tilla mund të “bien” lehtësisht nga ata që kanë bërë një porosi dhe presin që paketa të arrijë me postë.
Për numrin e personave të synuar flet edhe fakti që qytetarët kanë raportuar se kanë marrë mesazhe të tilla në MPB, në MKD-CIRT, në banka.
Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Incidenteve Kompjuterike, dy ditë pas fillimit të fushatës, ata mundën të bllokonin faqet e internetit që ishin të lidhura nga mesazhet dhe fushata tashmë është ndërprerë.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se nuk përjashtohet mundësia e vazhdimit të këtij apo një mashtrimi të ngjashëm në ditët në vijim përmes faqeve të tjera të internetit të krijuara nga hakerët.
Deri në publikimin e këtij teksti, nga MPB-ja nuk kemi marrë përgjigje nëse dhe sa raste janë regjistruar në të cilat qytetarët kanë marrë mesazhe të tilla të rrejshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë