LAJMI I FUNDIT:

Mesazhe mbështetëse nga Shkupi: Ukraina është fituese morale e luftës

Mesazhe mbështetëse nga Shkupi: Ukraina është fituese morale e luftës
Foto: DW

“Ukraina është tashmë një fituese morale në konfliktin me Rusinë, sepse arriti të bashkojë pas kauzës së saj botën demokratike që tregoi solidaritet dhe mbështetje të paparë për të kundërshtuar shkeljen e të drejtave të njeriut. Nuk ka dyshim se agresioni rus është një luftë e një diktature kundër një demokracie. Një luftë e së kaluarës kundër prosperitetit dhe në atë përplasje bota demokratike nuk ka të drejtë të mposht”.

Ky është mesazhi i presidentit të RMV-së Stevo Pendarovski dhe ambasadorëve të huaj në vend në konferencën “Ukraina – Viti i Heroizmit” që u mbajt në Shkup, organizuar nga organizata “Civil”, përcjell Telegrafi Maqedoni..


Mesazhet u dërguan pikërisht një vit që nga fillimi i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili e zhyti popullin ukrainas në vuajtje të paprecedentë, humbje jetësh njerëzore dhe shkatërrime të tmerrshme.

“Nga ana tjetër, pjesa tjetër e botës u përball me faktin se në Evropë po zhvillohet sërish një konflikt i përgjakshëm, i cili po shkakton një krizë humanitare, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë. Bëhet fjalë për një tragjedi që ka hyrë në shtëpitë tona dhe në mendimet tona dhe para së cilës nuk kemi të drejtë të rrimë pa fjalë”, thotë Pendarovski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është i bindur se asnjë konflikt, asnjë mbrojtje nuk ka pasur një mbështetje më të mirë të organizuar ushtarake, morale dhe çfarëdo tjetër. Duke kujtuar se ishte kryetari i parë i Kuvendit nga rajoni që shkoi në Ukrainë, Xhaferi thotë se përballë numrit të jetëve të humbura dhe infrastrukturës së shkatërruar në vend, ai u zotua se do të kërkojë ndihmë me të gjitha fuqitë e tij.