Mes aludimeve për romancën e tyre - Rita Ora dhe Taika Waititi shfaqen duke bërë blerje së bashku në Los Angeles

Rita Ora dhe Taika Waititi u panë këtë javë duke blerë ushqime së bashku në Los Angeles mes aludimeve për romancën e tyre.
Gjatë shëtitjes së tyre, regjisori 45 vjeçar dhe këngëtarja 30 vjeçare u panë gjithashtu duke u larguar nga një restorant.
Shëtitja e tyre e fundit vjen disa javë pasi Rita u pa duke ndarë një puthje me aktoren Tessa Thompson ndërsa ishin komode edhe me Taikan.

Gjatë kësaj paraqitjeje, biondja u shfaq me një triko ngjyrë të verdhë dhe një palë tuta të zeza.
Dukjen e kompletoi me një kapelë, maskë e po ashtu edhe syze dielli.
Ndërkohë, ylli nga Zelanda e Re kishte të veshur gjithashtu në palë pantallona të zeza e triko të bardhë, me një këmishë sipër.

Sikurse Rita, edhe Taika mbante një kapelë të bardhë, maskë e syze dielli.
Lidhja e re e Ritës vjen pas ndarjes së saj nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti.
Lajmi për romancën e re u bë i ditur në prill teksa u shfaqën për herë të parë bashkë në premierën e Drag Race të RuPaul.

Një burim i ka thënë The Sun se 'të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien - ata janë vërtet me njëri-tjetrin'.
Waititi u martua me producenten Chelsea Winstanley në vitin 2011 dhe ata ndajnë bashkë dy fëmijë - Te Hinekahu and Mateëa Kiritapu - por që u ndanë në 2018. /Telegrafi/































































