Sulmuesi belg i Napolit, Dries Mertens ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme.

Pasi javën e kaluar shënoi një tre golësh përballë Cagliarit në fitoren 0-5, ai këtë gjë e ka bërë edhe sot.


Por për dallim nga java e kaluar, sot Mertens ka shënuar tre gola për nëntë minuta në pjesën e parë.

Fillimisht belgu shënoi në minutën e 13-të pas një asistimi nga spanjolli Callejon.

Pesë minuta më vonë, sulmuesi anësorë realizoi golin e dytë personal në këtë takim nga pika e bardhë.

Ndërkohë Mertens het-trikun e kompletoi në minutën e 22-të duke shënuar një gol nga afërsia. /Telegrafi/