LAJMI I FUNDIT:

Merrni frymë thellë që të parandaloni alivanosjen

Merrni frymë thellë që të parandaloni alivanosjen

Studimi i ri zbulon se frymëmarrja e thellë, qoftë me hundë apo gojë, ndihmon në evitimin e alivanosjes.

Konsumi i menjëhershëm i ajrit, nxitë qarkullimin e gjakut, duke bërë që zemra të rrahë dhe të rrisë presionin e gjakut, transmeton Telegrafi.

Pas një çrregullimi të vrullshëm në organizmin e personit, shfaqen papritur nje errësim para syve ose xixa ose marramendje ose të përziera dhe të vjella ose djersitje ose dhimbje në kraharor dhe mos mbajtje e ujit të hollë e të trashë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se rasti më i shpeshtë i alivanosjes, quhet vasovagal syncope, që ndodhë në rastet ku trupi ndikohet nga disa skena siç është gjaku apo shqetësime të ndryshme emocional.

Seven-Warning-Signs-of-a-Heart-Attack-1

Kjo situatë bën që të bien rrahjet e zemrës dhe presioni gjakut, duke bërë që truri të mbetet pa gjak, e kjo shkakton humbje të përkohshme të ndjenjave.

Mirëpo, kardiologët pretendojnë se alivanosja apo rrënja e të fikët, mund të ndalohet thjeshtë duke marrë frymë thellë.

Kontrolli i rregullt tek mjeku i familjes, çdo 6 muaj, pa patur shqetësime, është masa më e mirë parandaluese për sëmundjet dhe ruajtjen e shëndetit normal.

Ngrënia e ushqimit me orar të rregullt dhe në sasinë e nevojshme të përbërësve, zbatimi i regjimit ditor, shmangja e abuzimeve, largimi prej veseve dhe marrja e mjekimit sipas porosive të mjekut, janë disa nga masat më të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori