Nicki Minaj ka luajtur një rol të madh në ndarjen ndërmjet Rihannas dhe Drake - raporton HollywoodLife.com.

Gjatë gjithë kohës është menduar se Rihanna është princesha e zgjedhur e Drake, mirëpo tash është mësuar se 'mbretëresha' Minaj e ka në dorë zemrën e 29-vjeçarit.


Dashuri e vërtetë, apo ai e dëshiron atë që nuk ka? Dashuri e vërtetë, apo ai e dëshiron atë që nuk ka?

"Drake donte të dilte me dikë derisa femra që ai e do vërtet të ishte e lirë - dhe ajo femër e veçantë është Nicki".

"Ajo është mishërimi i gjithçkaje që ai do te një femër dhe të them të drejtën, ai është i magjepsur pas saj", ka thënë një burim për HollywoodLife.com, transmeton Telegrafi.

Rihannan e ka pasur vetëm sa për ta kaluar kohën?! Rihannan e ka pasur vetëm sa për ta kaluar kohën?!

Duke qenë se 33-vjeçarja ishte në lidhje me Meek Mill, reperi vendosi ta shijonte romancën me 28-vjeçaren Rihanna.

Por, duke qenë se lidhja e Minaj nuk është në momentet më të mira, Drake beson se mund ta rikthejë ish të dashurën me të cilën ishte në lidhje për dy vite.

U besua se Rihanna ishte princesha e tij, por... U besua se Rihanna ishte princesha e tij, por...

Mënyra si Drake e bëri për vete Rihannan la të kuptohej se ai kurrë nuk do ta braktiste, mirëpo duket se këngëtari e dëshiron gjithmonë atë që nuk e ka.

Burimet kanë thënë se dy këngëtarët kishin pasur zënka rreth Minaj para se të ndaheshin. /Telegrafi/

Thuhet se Drake është i magjepsur pas Minaj. Thuhet se Drake është i magjepsur pas Minaj.