LAJMI I FUNDIT:

Merren në pyetje të dyshuarit për vrasjen në Reçicë të Vogël

Merren në pyetje të dyshuarit për vrasjen në Reçicë të Vogël

Sot policia ka marrë në pyetje 12 persona, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në incidentin e 5 prillit afër selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, i cili përfundoi me vrasjen e Naip Rexhepit nga Kumanova dhe plagosjen e vëllait të tij Sabit Rexhepit dhe Florim Misimit.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të 12 të akuzuarve, do pasojë grupimi dhe selektimi i fakteve gjegjësisht provave të mbledhura, më pas do të përpilohet edhe aktakuza.


Incidenti ndodhi pak pas mbledhjes që degës së BDI-së së Kumanovës mbajti në Reçicë me kreun e partisë Ali Ahmetin, për të tejkaluar mosmarrëveshjet që ekzistojnë në këtë degë prej vitesh. Përderisa anëtari i kryesisë së degës së BDI-së në Kumanovë dhe këshilltari komunal Feriz Dervishi dy ditë pas incidentit në një deklaratë për Alsat kishte thënë se incidenti në Reçicë nuk ka të bëj më politikë, pasi viktima Naip Rexhepi disa herë ishte provokuar.

Dervishi tha se në mbledhjen e Kuvendit të degës së Kumanovës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pas mbarimit të të gjitha procedurave, ish-nënkryetari i integristëve, Nazmi Beqiri ishte kërcënuar. Nga ana tjetër ish-nënkryetari i BDI-së Nazmi Beqiri në profilin e tij në rrjetin social Facebook tha se vrasja në Reçicë ka ndodhur pas mbledhjes së grupeve rivale për kryesimin e degës së BDI-së në Kumanovë.

Madje Beqiri shpjegoi se nga kreu i BDI-së ka kërkuar që kjo mbledhje të anulohet deri në qetësimin e gjakrave. Mosmarrëveshjet për drejtimin e degës së BDI-së në Kumanovë datojnë prej vitesh, ndërsa në vitin 2015 u vra kandidati për kryetar dege Xhemail Rexhepi i njohur si komandant “Shqiponja”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori