LAJMI I FUNDIT:

Merr flakë një autobus në Fushë Kosovë

Merr flakë një autobus në Fushë Kosovë

Një autobus ka marr flakë mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë.

Sipas fotografive dhe videos, të cilat kanë ardhur në adresë të Telegrafit, shihet se autobusi ka qenë i parkuar.


Zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se  në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci. /Telegrafi/