LAJMI I FUNDIT:

Mërkuri mbërrin tek Binjakët dhe sjell një periudhë plot mesazhe të shpejta dhe të rëndësishme

Mërkuri mbërrin tek Binjakët dhe sjell një periudhë plot mesazhe të shpejta dhe të rëndësishme

Ka disa kalime dhe tranzite që nuk kalojnë pa u vënë re. Dhe ai që Mërkuri nisi më 4 maj do të jetë një prej tyre

Po, sepse planeti i ideve dhe fjalëve jo vetëm që do të kalojë tek Binjakët, një shenjë që udhëheq dhe ku ndihet veçanërisht mirë, por gjithashtu edhe sepse qëndrimi i tij do të jetë shumë i gjatë, deri më 11 korrik.

Me pak fjalë, do të fillojë një periudhë mendimesh dhe mesazhesh vërtet të shpejta dhe të rëndësishme, një kohë në të cilën fjalët do të thellohen, të gjitha të mbështetura edhe nga një Venerë, e cila, brenda pak ditësh, gjithashtu do të kthehet në lehtësi për Binjakët. Kështu që gjithçka mund të përkthehet në diçka jo vetëm të bukur, por edhe që funksionon.

Një lajm i shkëlqyer për Binjakët, Peshoren dhe Ujorin, shenja që shtojnë forcë të mëtejshme për ata që tashmë janë miq të Jupiterit dhe Saturnit, aq sa të përmirësojnë të gjitha format e diskutimit, shoqërisë dhe ndëveprimit.

Një sfidë e re fillon pra, për Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Peshqit, shenja që do të duhet të pranojnë forma të reja të dialogut ose duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje diçkaje a dikujt që nuk është i kënaqur, shkruan Living.

Do të rregullojnë komunikimet dhe shkëmbimet Dashi dhe Akrepi, pasi mund të kenë mundësi të reja për takime dhe mirëkuptim reciprok. Përkundrazi, për Demin, Gaforren dhe Bricjapin, energjitë e mendimit marrin një pauzë të gjatë duke u dhënë një mundësi të çmuar për të rregulluar idetë (bëjeni, do t’ju duhet).

Së fundi, nëse i përkisni Luanit, do të keni mundësi të reja dhe të rëndësishme për të menaxhuar më mirë shpenzimet dhe fitimet, por edhe për të shijuar shoqërinë e miqve, të njerëzve që doni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori