Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel beson se politika e saj ndaj Rusisë ishte korrekte dhe pretendon se, ndryshe nga të tjerët, ajo u kujdes intensivisht për Ukrainën. Ajo gjithashtu e konsideron të drejtë qëndrimin ndaj refugjatëve.
Siç tha ajo në një intervistë për gazetën gjermane Zeit, ajo u përball me situata politike që ndanë shoqërinë gjermane. Duke folur rreth përpjekjeve për t’i dhënë fund krizës pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, ajo tha se ende qëndron prapa këtyre përpjekjeve diplomatike.
“Unë isha shumë e shqetësuar për Ukrainën. Për keqardhje, por kishte shumë vende që nuk ishin aq të interesuara. Gjermania dhe Franca në Këshillin Evropian bënë përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës”, theksoi Merkel.
Ajo ka deklaruar se është përpjekur të parandalojë atë që po ndodh tani në Ukrainë me mjetet që kishte në dispozicion. Merkel është e mendimit se diplomacia është e nevojshme.
E pyetur se si mund të përfundojë agresioni rus kundër Ukrainës, ajo u përgjigj se nuk dëshiron të komentojë, por dëshiron që të bëhet përmes negociatave.
“Më së voni në vitin 2005 ose 2006, duhet të kishim thënë se Lufta e Ftohtë nuk ka mbaruar, se po i kthehemi politikës së Luftës së Ftohtë”, shton ish-kreu i qeverisë gjermane.
Si qytetare, ajo shprehet e kënaqur me vendimet e kancelarit aktual, Olaf Scholz, i cili ka ndarë shumë më tepër para për ushtrinë.
Merkel theksoi se qëndrimi i saj ndaj refugjatëve është përcaktuar nga parimet humaniste dhe nuk mendon se është fajtore për ngritjen e “Alternativës së djathtë të Gjermaninë” për shkak të krizës së refugjatëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare