Merkel: Gjermania dë ta mbështetë Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar urimet e saja për Kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e zgjedhjes së tij dhe të formimit të Qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke e uruar përzemërsisht, Merkel bën të ditur se Qeveria federale gjermane mbështet qëllimin e përafrimit të mëtutjeshëm të Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ajo shprehet se me kënaqësi Gjermania do t'i mbështetë angazhimet e Qeverisë së re./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































