LAJMI I FUNDIT:

Merkel i bën thirrje qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet joesenciale

Merkel i bën thirrje qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet joesenciale

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kërkoi të shtunën banorëve të vendit që t’i minimizojnë udhëtimet si dhe të frenojnë kontaktet shoqërore, duke iu bërë thirrje personale pasi qeveritë federale nuk arritën të bien dakord për mënyrat e parandalimit të valës së dytë të pandemisë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar përhapjen e pakontrolloueshme të virusit. Secila ditë ka rëndësi”, u shpreh Merkel.


Gjermania po ballafaqohet së fundmi me rritje të rasteve të reja nga coronavirusi, ngjashëm sikurse edhe disa vende të tjera evropiane.

Vetëm të shtunën vendi raportoi 7,830 të prekur, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Robert Koch.

“Ne duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim”, tha kancelarja gjermane.

“Po ju bëj thirrje që të takoheni me më pak persona, qoftë në shtëpi ose edhe në ambientet e jashtme”, iu drejtua ajo qytetarëve.

“Ju lutem që të hiqni dorë nga udhëtimet apo edhe ahengjet të cilat nuk janë esenciale. Qëndroni në shtëpi”, theksoi Merkel. /Telegrafi/