LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express shpërndanë qindra dhurata për fëmijë

Meridian Express shpërndanë qindra dhurata për fëmijë

Me rastin e festave të fundvitit, Meridian Express ka bërë shpërndarjen e qindra dhuratave për të ju ardhur në ndihmë disa komuniteteve në nevojë dhe për të festuar me ta mbarimin e vitit 2018.

Meridian Express ka shpërndarë buzëqeshje dhe dhurata për fëmijët me autizëm dhe për fëmijët në repartin e ORL-së, Kirurgjisë, Kirurgjisë plastike, Neurokirurgjisë, Infektivë.

Po ashtu, dhuratat janë shpërndarë edhe në strehimoren e grave dhe të fëmijëve, si dhe për viktimat e dhunës në familje.

Numri i dhuratave të cilat janë shpërndarë nga Meridian Express ka qenë mbi 250.

Në planet strategjike për përgjegjësi shoqërore, fëmijët dhe mirëqenia e tyre janë gjithmonë prioritet për ne, andaj këtë fundvit kemi menduar për ta”, thotë Yllka Vejsa, menaxhere për Marrëdhënie me Publikun dhe Reklamim në Meridian Express.

Duke u angazhuar që vazhdimisht të jetë sa më afër komunitetit, Meridian Express që nga themelimi punon që të japë mbrapa për shoqërinë duke mbështetur projekte të shumta bamirësie.

Meridian Express uron që viti 2019 të na gjejë sa më afër njëri tjetrit dhe uron gëzuar për një vit sa më të begatshëm dhe të lumtur për të gjithë.

Artikull i sponzorizuar