Meridian Express në bashkëpunim me vullnetarët . “Volunteers #COVID-19 “nga Organizata Let’s do it Kosovo, kanë organizuar Kampanjën “Gëzoje për Festa, Dhuro edhe ti”. Qëllimi i kampanjës është që t’i ndihmojë familjet në nevojë që festën e vitit të ri ta presin me tryezën e mbushur plot.
Përzgjedhja e familjeve në nevojë dhe shpërndarja e produkteve, bëhet nga grupi i vullnetarëve #Covid19 – Let’s Do it Kosova!
Në 40 marketet Meridian Express, të cilat janë prezente në tetë qytetet kryesore në Kosovë, do të jetë nga një shportë e zbrazët, ku ju mund të kontribuoni duke blerë produkte esenciale dhe të mbushni shportat të cilat do të ju dhurohen për familjet në nevojë.
Grupi i Vullnetarëve #COVID19 është krijuar me iniciativën e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën / Let’s Do It Kosova” me qëllim të bashkimit të të gjithë atyre qytetarëve, pa asnjë dallim, që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të menaxhuar sa më lehtë, sigurtë dhe suksesshëm situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. Më saktësisht organizata “Vullnetarët #COVID19” është duke vepruar për të vetëdijësuar qytetarët e Kosovës për masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj COVID-19 – përmes shpërndarjes së vazhdueshme të informacioneve të sakta, për të krijuar databazën e vullnetarëve të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në luftën kundër COVID-19, si dhe për të evidentuar dhe ndihmuar familjet gjithandej vendit që kanë mungesë të gjërave elementare për jetesë në këto kohë krize.
“Njëherit ne bëjmë thirrje që të vazhdojmë me respektimin e masave anticovid, pasiqë gjendja vazhdon të jetë emergjente dhe sjelljet tona të pamatura mund ta bëjnë gjendjen edhe më të rënduar. T’i kalojmë këto ditë në harmoni dhe duke treguar edukatë të lartë në respektimin e masave mbrojtëse kundër virusit. Ditët e mira që po i presim të gjithë doemos do të vijnë së shpejti, deri atëherë gjithçka varet nga ne, nga sjelljet tona, nga kujdesi që do të tregojmë.
Le ta bëjmë këtë për veten, për njëri-tjetrin, për më të dashurit tanë.” thekson Besnik Shabiu nga grupi i Vullnetarëve të #COVID19.
Kurse Yllka Mustafa – Menaxhere e Marketingut në Meridian Express u bën thirrje gjithë konsumatorëve që edhe këtë herë të kontriubojnë me aq sa kanë mundësi përmes blerjeve të produkteve esenciale në gjitha marketet e Meridian Express, në mënyrë që edhe familjet në nevojë të shoqërojnë festat me fytyra të buzëqeshura e tavolina të mbushura.
Le të ndajmë me të tjerët gëzimin e Vitit të Ri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën